Flash

Konstituimi, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 30-të

Lapsi.al 11 June 2025
Konstituimi, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e

Deputetët e Kosovës për të 30-ën herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit. Partitë politike nuk ndryshojnë në qëndrimet e tyre, ndërsa procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë ritheksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për kryeparlamentare.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari që disa herë radhazi po e vë në votim një Komision që do të mundësonte votim të fshehtë, por në mungesë kuorumi nuk po kalon. Çështjen e Komisionit, AAK e ka dërguar në Kushtetuese. Lidhur me ngërçin politik, mediat në Kosovë shkruajnë se nga Presidenca kanë bërë të ditur se ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft që do të mund të dërgohej në Kushtetuese.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.2 lekë dh...

08:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI