Flash

Humbi penalltinë si Manaj, Morata ofendohet e kërcënohet: “Po a e kuptojmë?"

Lapsi.al 11 June 2025
Humbi penalltinë si Manaj, Morata ofendohet e kërcënohet:
Alice Campello, bashkëshortja e Alvaro Morata, i del në mbrojtje burrit të saj, i cili është vënë në shënjestër nga disa tifozë të kombëtares spanjolle që e kanë fyer e kërcënuar për penalltinë e humbur në finalen e Nations League. “Po a e kuptojmë që po flasim për një ndeshje futbolli?” – ka shkruar influencerja, duke publikuar një mesazh të dhunshëm dhe fyese që kishte marrë. Morata ka humbur penalltinë vendimtare në finale me Portugalinë, pak a shumë në të njëjtën mënyrë si Rei Manaj në ndeshjen me Serbinë. Sulmuesi lushnjar i kombëtares u kryqëzua gjithashtu për gabimin nga 11 metra që i kushtoi fitoren Shqipërisë, por askush nuk shkoi kaq larg.

Mesazhi i Alice

“Në jetë të gjithë bëjmë gabime… askush nuk përjashtohet... – vazhdoi mesazhi i gruas së Alvaro Morata - Jeta është e përbërë nga mësime, përvoja, momente të bukura dhe të vështira, për të gjithë… por ne nuk jemi askush për të gjykuar të tjerët. Futbolli është kështu dhe besoj se pikërisht kjo është e bukura e tij. Është një sport dhe një formë argëtimi, dhe duhet t’i japim rëndësinë që meriton”. “Ajo që vërtet ka rëndësi është personi që je në jetë. (...) Do të doja të shihja jetën e secilit prej atyre që po kritikojnë për një gabim, dhe të shihja sa të përsosur janë dhe çfarë kanë arritur në jetë. Ju lutem, tregoni respekt dhe ndaloni së qeni kaq të këqij”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI