Flash

Diskutim trepalësh me Bislimin dhe Petkoviç, Sorensen paralajmëron një takim

Lapsi.al 11 June 2025
Diskutim trepalësh me Bislimin dhe Petkoviç, Sorensen

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka reaguar pas takimt trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviç. Sorensen përmes një postimi në "X" shkruan se në këtë takim kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë. Kjo nënkupton për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Bislimi para gazetarëve është shprehu se sot kanë pasur një seri takimesh. Ai tha se kanë filluar me një takim trepalësh. Ai shtoi se ka patur dakordim mes palëve dhe u është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellin në mënyrë të shkruar idetë se si mund të sigurohen që bisedimet të ecin përpara.

Bislimi ka thënë se për Kosovën ka qenë tema më e rëndësishme për momentin ajo e personave të pagjetur që e ka marrë pjesën më të madhe të takimit. Ai thekoi se gjatë takimi ka treguar se çfarë ka bërë Kosova në këto muaj e çfarë nuk ka bërë pala tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI