Flash

Të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Austri, rritet bilanci i tragjedisë

Lapsi.al 10 June 2025
Të shtënat me armë zjarri në një shkollë në

Të paktën dhjetë njerëz, përfshirë shtatë nxënës, janë vrarë të martën në një sulm të dyshuar me armë në një shkollë në qytetin Grac, në jug të Austrisë, raportojnë mediat austriake. Kryetarja e qytetit, Elke Kahr, tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu.

Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve. Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit. Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik. Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI