Flash

Shqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë të parë: vendi i dytë luhet në Riga

Lapsi.al 10 June 2025
Shqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë

Nuk ka shumë kohë për të humbur, pas barazimit 0-0 me Serbinë, sepse të sonte Shqipëria duhet të luajë me Letoninë. Një kundërshtar gjithashtu shumë i fortë dhe një sfidë po aq vendimtare, në të cilën kuqezinjtë duhet të mbartin vlerat e një sistemi optimal difensiv, duke përmirësuar natyrisht kreativitetin para portës dhe natyrisht... finalizimin.

Një pikë me Serbinë në Tiranë, nuk është rezultati më i mirë, por nuk është as për tu hedhur poshtë, por e bën më të ethshme kërkimin e suksesit në tokën e kundërshtarit që kurrë më parë në histori nuk e kemi mundur e as na ka mundur. Në Riga kuqezinjtë shkojnë me bindjen se janë konfirmuar si një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës në ndeshjen me ndjeshmërinë më të madhe që ekziston për Shqipërinë.

Nga duhet rifilluar…

Me vete nga Arena Kombëtare Shqipëria merr një sjellje difensive praktikisht e pa të metë, me ndonjë neglizhencë të vogël në mënyrë kontroverse nga lojtari ynë më përfaqësues, Gjimishiti, skualifikimin e të cilin, ironikisht, do ta vuajmë më shumë. Pjesa tjetër ishte një shfaqje teorike e vënë në praktikë: me Mitaj e Hysaj që rikuperonin, mbivendoseshin e krijonin depërtime e konkluzione e Ajeti që ruan standardin me fanatizëm, pa zhgënjyer kurrë.

Lexo më tej: Ajeti tremb teknikun Sylvinho: mbrojtësi ka probleme, gati dyshja Ismajli-Kumbulla

Çfarë duhet përmirësuar?

Natyrisht ka gjëra për të përmirësuar, përndryshe nuk do të ishim duke gjykuar barazimin e kaluar dhe detyrimin e fitores në Letoni, aty ku pragmatizmi duhet të jetë në nivelin më të lartë. Mesfushorët e përmbajtjes nuk është se bënë keq, me kontraste rikuperime dhe qarkullim loje, ajo që ndoshta duhet të rregullojmë është nga lojtarët e substancës, për një lidhje me organike 3/4-sulm, duke ndezuar eksplozivitetin e anësorëve dhe aftësitë e qendërsulmuesit. Emrat për të t'i sistemuar të gjitha këto janë, nga Daku që shtyn për një vend titullari me minutat brilante të luajtura ndaj Serbisë, te Muçi i harruari i Besiktas me këmbë të mira e fantazi fine, ashtu si pas kthesës pret rreziku të mund edhe të prishim mekanizmin e një skuadre funksionale.

Hamletiane, si dilemë: stabilitet apo freski fizike, kundër një Letonie që nuk ka luajtur, ashtu si ne, 72 orë më parë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI