Flash

Ranieri refuzoi, askush nuk e do detyrën: kush do të jetë trajneri i ri i Italisë

Lapsi.al 10 June 2025
Ranieri refuzoi, askush nuk e do detyrën: kush do të jetë

Një mesazh në Whatsapp gjatë natës, drejtuar presidentit të FIGC Gabriele Gravina, ka ndryshuar totalisht planet e Federatës italiane dhe vetë presidentit, i cili është përballur papritur me një “jo” nga Claudio Ranieri për të marrë rolin e trajnerit të ri të Italisë në vend të të shkarkuarit Luciano Spalletti: “Nuk e ndjej veten”. Dhe tani çfarë ndodh? Është pyetja që bëjnë të gjithë tifozët italianë të shqetësuar për fatin e Kombëtares pas humbjes në Norvegji që tashmë ka kompromentuar rrugëtimin drejt Botërorit. Të gjithë, përfshirë presidentin Gravina, ishin të bindur për pranimin nga Ranieri, për të mbajtur detyrën e dyfishtë mes Romës dhe Kombëtares.

Ai kishte një marrëveshje me familjen Friedkin, por më pas Ranieri ka pasur një pendesë, duke respektuar besimin që i është dhënë nga pronësia verdhekuqe për ringritjen e klubit, e nisur me zgjedhjen e Giampiero Gasperini si trajner. Dhe kështu, emrat për pasuesin e teknikut Spalletti tani nuk janë të shumtë, duke pasur parasysh që në javët e fundit pothuajse të gjithë trajnerët e lirë kanë gjetur punë, mbi të gjithë Allegri.

Pioli në pole-position

Stefano Pioli rikthehet tani të jetë zgjedhja e parë pasi ishte plani B nëse Ranieri do të dështonte, por në sfond mbeten edhe emra të tjerë, disa befasues, si rikthimi i teknikut Roberto Mancini. Por nuk përjashtohet që, edhe me mbështetjen e shefit të delegacionit të Italisë, Gigi Buffon, të merret në konsideratë një prej ish-kampionëve të botës të Italisë 2006: mbi të gjithë Gattuso dhe Fabio Cannavaro.

Pioli ishte në bllokun e shënimeve të kreut të FIGC Gravina pavarësisht kontratës së tij me klubin arab, e vlefshme deri më 30 qershor 2026, por me opsion për një sezon shtesë dhe me një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh. Trajneri aktual i Al Nassr megjithatë mund të prishë këtë marrëveshje vetëm për të pranuar rikthimin në Itali në krye të Kombëtares. Roli prestigjioz i trajnerit të përfaqësueses është i vështirë të refuzohet. Fiorentina, ende në kërkim të një trajneri pas largimit të Raffaele Palladino, kishte menduar edhe për rikthimin e tij, por për momentin nuk është konkretizuar asgjë, dhe as Federata nuk duket të ketë bërë hapa të rëndësishëm drejt tij. Kjo është arsyeja pse po fitojnë terren hipotezat për një prej ish-azzurrëve kampionë në Gjermani më 2006 si trajneri i ardhshëm i Kombëtares.

Hipotezat Mancini, por edhe Cannavaro, Gattuso dhe De Rossi

Rikthimi i Roberto Mancini duket i vështirë por jo i pamundur. Marrëdhëniet nuk janë të shkëlqyera, sidomos pas përplasjes që ndodhi me dorëheqjen e ish-trajnerit për të drejtuar Kombëtaren arabe. Por në një intervistë të fundit, Mancini pranoi se kishte bërë një gabim të rëndë. Dhe kështu dalin në pah emra të tjerë.

Lexo më tej: Spalletti e konferenca e bujshme e shkarkimit: kush janë 'armiqtë' brenda federatës

Nuk është e pamundur të mendohet për një mes Fabio Cannavaro, Gattuso apo De Rossi, edhe pse konsiderohen ende jo plotësisht të gatshëm për një rol me peshë si ai i ngritjes së Italisë në këtë moment. I njëjti diskutim vlen për një hipotezë të lidhur me Bernardo Corradin me ndihmën e ish-mbrojtësit Leonardo Bonucci, të dy sot te U-20, ashtu si edhe Alberto Gilardino, shumë i vlerësuar në ambient, por për të vlen i njëjti diskutim si për ish-shokët e Kombëtares kampione bote në 2006. Gjithçka është në zhvillim në këtë moment dhe gjërat mund të ndryshojnë nga çasti në çast.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI