Flash

Qëllon në ajër me automatik pasi i dhunoi të bijën, arrestohen dy vëllezërit

Lapsi.al 10 June 2025
Qëllon në ajër me automatik pasi i dhunoi të bijën,

Policia ka arrestuar një 61-vjeçari i cili ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi ky i fundit i dhunoi të bijën. Ngjarja mes vëllezërve ka ndodhur në Paskuqan.

Ndërkohë në pranga ra edhe 63-vjeçari, pas dhunës së ushtruar ndaj vajzës së vëllait të tij. Blutë gjetën armën gjatë kontrolleve në banesë të fshehur nën dysheme.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent).

Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit. Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Gjithashtu...

10:00

Rusia sulm me dronë luftarakë në Odessa

ka nisur një sulm “masiv” me dronë në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Sulmi me dron në Odesa goditi objektet mjekësore dhe ndërtesat e...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI