Flash

Pas Austrisë, një tjetër shtet europian tronditet nga vrasje në shkollë

Lapsi.al 10 June 2025
Pas Austrisë, një tjetër shtet europian tronditet nga vrasje

Një tjetër vrasje në shkollë është shënuar ditën e sotme në Europë. Një nxënës 14-vjeçar rapoortohet se ka goditur për vdekje me thikë një asistente arsimore gjatë një kontrolli çantash jashtë shkollës së mesme Francoise Dolto në Nogent të Francës.

Asistentja 31 vjeçe ka ndërruar në vendin e ngjarjes. Nxënësi është arrestuar dhe është marrë në paraburgim. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa rreth 324 studentë u vunë në izolim. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në platformën sociale "X".

“Ndërsa kujdeseshin për fëmijët tanë në Nogent, një asistente arsimore humbi jetën, viktimë e një vale të pakuptimtë dhune”, shkroi Presidenti Emmanuel Macron në X.

Viktima, identiteti i së cilës nuk dihet ende, kishte punuar në shkollë që nga fillimi i vitit shkollor. Ky ishte viti i parë që kontrolle të tilla çantash ishin koordinuar në shkollë si pjesë e një nisme kombëtare. Kontrollet e çantave janë bërë politikë në Francë pas një vale sulmesh ndaj mësuesve dhe nxënësve nga nxënës të tjerë të shkollës. Në fund të prillit, ministria e arsimit raportoi se rreth 958 kontrolle çantash në shkolla kishin rezultuar në sekuestrimin e 94 thikave - pothuajse një në çdo dhjetë çanta të kontrolluara.

Nga ana tjetër në Austri sot të paktën 8 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz. Mediat e huaja shkruajnë se disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues. Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet. Disa media gjithashtu shkruajnë se autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.

Të këshilluara

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Gjithashtu...

10:00

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI