Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura deri në 36 gradë

Lapsi.al 10 June 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura deri në 36 gradë

Territori i vendit tonë do të vijoj të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta. Përgjatë orëve të paradites territori do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në zonat e juglindjes ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 36°C pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI