Flash

Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm

Lapsi.al 10 June 2025
Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion:

Letonia pret e freskët Shqipërinë në Riga, duke qenë se pa impenjimin e kuqezinjve nga Tv të shtunën. Në këtë pikë, mes mungesave e lodhjes. Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit në formacionin titullar.

Strakosha rikthen besimin në portë

Performanca e lartë e Thomas Strakoshës ndaj Serbisë ishte një sinjal i qartë për të gjithë: pavarësisht faktit që nuk ka luajtur rregullisht me klubin e tij, ai mbetet një garanci mes shtyllave. Reagimet e shpejta dhe ndërhyrjet vendimtare kanë bindur stafin teknik se portieri është gati dhe, në sfidën ndaj Letonisë, ai pritet të mbrojë portën kuqezi si titullar i padiskutueshëm.

Dilemat në prapavijë: mungesa dhe zgjedhje

Mungesa e liderit të zakonshëm të mbrojtjes, Berat Gjimshiti, e kombinuar me lodhjen fizike të Arlind Ajetit, e detyron teknikun Sylvinho të mendojë për alternativa të reja. Dyshja Marash Kumbulla–Ardian Ismajli duket se është opsioni më logjik, duke qenë se kanë bashkëpunuar më parë me sukses në Ligën e Kombeve. Në krahët e mbrojtjes, Mario Mitaj pritet të ruajë vendin e tij në të majtë, ndërsa në të djathtë mund të shfaqet Ivan Balliu, që kërkon të shfrytëzojë momentin për të rikthyer pozicionin titullar. Sidoqoftë, vështirë se Sylvinho do të ndryshojë tre nga katër mbrojtësit e tij dhe Hysaj pas asaj ndeshje brilante të shtunën do të konfirmohet.

Mesfusha: balancë mes energjisë dhe kreativitetit

Evoluimi i çiftit Asllani–Shehu në mesfushë ka qenë një nga risitë pozitive të ndeshjes së fundit. Trajneri brazilian ka krijuar besim te kjo dyshe dinamike, e cila ka sjellë stabilitet dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Nëse Shehu do të jetë në formë të mirë fizike, duke qenë se doli 5 minuta para kohe ndaj Serbisë, ai pritet të jetë sërish në formacion. Sa i përket rolit më ofensiv në mesin e fushës, konkurrenca është mes Qazim Laçit dhe Nedim Bajramit – i pari më i përqendruar në presion, i dyti më krijues në pasimet finale. Zgjedhja do të varet nga qasja taktike që Sylvinho dëshiron ndaj Letonisë.

Sulmi: mungesa, rikthime dhe prova të reja

Në vijën e sulmit, disa vendime mbeten ende pezull. Armando Broja pritet të mbulojë krahun e djathtë, duke sjellë rrezik dhe shpejtësi në tranzicion. Në majë të sulmit, Sylvinho ka dy alternativa të ndryshme: Manaj, me eksperiencën e tij dhe aftësinë për të mbajtur topin, ose Daku, i cili sjell më shumë forcë fizike dhe lëvizshmëri. Kosovari është favorit duke parë gjendjen fizike e mentale jo të mirë të Manaj pas penalltisë së humbur me Serbinë. Në të majtë, dilema është mes Arbër Hoxhës dhe Ernest Muçit – ky i fundit ende nuk ka marrë minutazh në dy ndeshjet e fundit dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë besimin e trajnerit këtë herë.

Lexo më tejShqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë të parë: vendi i dytë luhet në Riga

Në prag të sfidës ndaj Letonisë në Riga, Shqipëria kërkon të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim historik në Botërorin 2026. Kombëtarja ka potencialin dhe grupin për ta arritur këtë objektiv – mbetet vetëm që çdo lojtar të japë maksimumin në fushë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI