Flash

Ronaldo në lot pas triumfit të Portugalisë në Nations League: nuk sheh as penalltitë

Lapsi.al 9 June 2025
Ronaldo në lot pas triumfit të Portugalisë në Nations
Portugalia mposht Spanjën dhe fiton Nations League. Vendimtare ishin goditjet nga pika e bardhë, me gabimin e Moratës që i kushtoi shumë shtrenjtë “Furive të kuqe”. Protagonist i madh i ndeshjes, edhe një herë tjetër, Cristiano Ronaldo, i cili fitoi trofeun e radhës në karrierën e tij. Ish-lojtari i Realit, Juventusit dhe United-it përjetoi emocione të forta përpara këtij triumfi. Ishte pikërisht ai që shënoi golin e barazimit përfundimtar 2-2, i cili i lejoi Portugalisë ta çonte ndeshjen në shtesa dhe më pas në penallti. Penallti në të cilat nuk mundi të merrte pjesë për shkak të një dëmtimi që e detyroi Ronaldon të largohej nga fusha. Pavarësisht gjithçkaje, sulmuesi gjithmonë i freskët e ndoqi sfidën nga stoli, me shumë emocion.

Lexo më tej: Tifozi bie nga tribuna, humb jetën: tragjedi gjatë Portugali-Spanjë në Nations League

Përveç se i inkurajonte shokët, gjatë penalltive, Cristiano Ronaldo nuk deshi as të shikonte. Pas penalltisë së humbur nga Morata, CR7 iu afrua shokëve të tjerë në stol dhe nisi të qajë, duke mbuluar fytyrën me duar. Vetëm nga reagimi i atyre që kishte përreth, portugezi e kuptoi se kombëtarja e tij kishte fituar. Dhe këtu Ronaldo shpërtheu. Fillimisht, lotët e pakontrollueshëm dhe përqafimet me portugezët e tjerë. Pastaj u ul në fushë për të shijuar triumfin. Emocionalisht shumë i prekur, Ronaldo nuk arriti të përmbahej. Lot të pandalshëm për futbollistin që vjen pas lamtumirës me Al Nassr, i cili më pas deklaroi: “Sot ishte e rëndësishme të fitonim. Duhet t’i përgëzoj shokët e mi të skuadrës, arrita të bëj histori. Edhe trajnerin, i cili është sulmuar padrejtësisht këto ditë. Ne dhamë gjithçka edhe për të dhe jam shumë i lumtur. Dëmtimi? Pata një problem të vogël në kofshë. Lotët janë pasojë e faktit që ky është një titull, një trofe.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI