Flash

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë

Lapsi.al 9 June 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari shqiptar në Vicenza të Italisë. I mituri shqiptar u godit me thikë në gjoks të shtunën. Ai fatkeqësisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Corriere raporton se sipas një hetimi paraprak nga policia, i mituri u godit me thikë nga një i ri tjetër, ndoshta një nga bashkëmoshatarët e tij, për arsye që ende nuk janë sqaruar. Një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit është ajo e një tentative grabitjeje që përfundoi me gjakderdhje, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera.

Për ngjarjen nuk ka ende një version të saktë. Deklarata e të plagosurit mund të jetë e dobishme kur ai të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve. Alarmi u dha nga disa kalimtarë pasi zona ku ndodhi incidenti është e populluar dhe e ngarkuar edhe sepse ka një parking të madh. Pas thirrjeve në vendngjarje, mbërriti një ambulancë, mjekët e së cilës i dhanë të riut ndihmën e parë në vend dhe më pas e transportuan atë në spitalin e qytetit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se i riu mbërriti me një skuter në vendin ku ndodhi ngjarja. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pasur një takim me personin që e sulmoi. Pas goditjes me thikë, 16-vjeçari, megjithëse i gjakosur, arriti të ecte disa qindra metra, duke kërkuar ndihmë në një lokal. Kërkimet në park dhe zonat përreth, rinisën këtë mëngjes, pasi ende nuk është gjendur as thika e përdorur në sulm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI