Flash

Në Riga pa alibi: ndaj Letonisë duhet arritur fitorja e parë në histori

Lapsi.al 9 June 2025
Në Riga pa alibi: ndaj Letonisë duhet arritur fitorja e parë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e të dielës në Riga, ku të martën do të përballet me Letoninë, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës. Ajo e 10 qershorit nuk është aspak një ndeshje e thjeshtë, duke qenë se përballemi me një kundërshtar që në të gjithë precedentët historikë nuk e kemi mundur dot kurrë. E vërtetë, as nuk na ka mundur, por këtë herë barazimi nuk është se bën shumë punë nëse duam vendin e dytë në Grupin K.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti. Kapiteni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar për këtë ndeshje. Për ta zëvendësuar është gati Ismajli ose Kumbulla, që në të dy rastet nuk do të ulnin cilësinë e prapavijës së kombëtares. Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar në hotel dhe janë gati për seancën zyrtare stërvitore përpara ndeshjes.

Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Shqetëson në fakt kondicioni i Julian Shehut, që doli 5 minuta nga fundi kundër Serbisë për shkak të një shqetësimi muskular. Duhet parë edhe gjendja e Brojës, që ka kohë që nuk luan një ndeshje të plotë dhe vështirë se mund të nisë dy radhazi nga fillimi brenda tre ditësh. Përmbyllja e përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë do të paraprihet nga konferenca për shtyp e teknikut të kuqezinjve Sylvinho me një lojtar të ekipit. Takimi do të luhet nesër në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI