Çfarë ndodhi mes Lewandowski dhe Polonisë
Pavarësisht 36 viteve të tij, sulmuesi vazhdon të jetë vendimtar si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren dhe për momentin nuk bëhet fjalë për tërheqje. Por nga Polonia ka ardhur një fyerje e vështirë për t’u përtypur dhe që ka krijuar një çarje të qartë: Lewandowski nuk iu përgjigj thirrjes së trajnerit për shkak të shterimit të baterive fizike dhe mendore pas një sezoni shumë të gjatë, një refuzim që nuk u interpretua mirë nga Probierz, i cili vendosi t’i heqë shiritin e kapitenit që ai e mbante me shumë meritë prej 11 vitesh.Një fyerje, ndaj së cilës polaku vendosi të përgjigjet përmes rrjeteve sociale: “Duke marrë parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit ndaj përzgjedhësit të Kombëtares polake, kam vendosur të mos luaj më për Kombëtaren polake për aq kohë sa ai të jetë trajner. Shpresoj të më jepet sërish mundësia për të luajtur për tifozët më të mirë në botë”. Përzgjedhësi nuk e pranoi mungesën e përgjigjes dhe për këtë arsye vendosi t’ia dorëzojë shiritin Zielinski, duke ndryshuar të gjitha hierarkitë dhe duke e lënë Lewandowski jashtë projektit të tij – një zgjedhje ndoshta ndëshkuese që i ka mohuar kombëtares lojtarin e saj më të mirë.Biorąc pod uwagę okoliczności i utratę zaufania do selekcjonera Reprezentacji Polski postanowiłem do czasu kiedy jest trenerem zrezygnować z gry w Reprezentacji Polski. Mam nadzieję, że będzie dane mi jeszcze zagrać dla najlepszych kibiców na świecie. ??
— Robert Lewandowski (@lewy_official) June 8, 2025