Flash

Bisedime mbi tarifat doganore mes SHBA-së dhe Kinës, delegacionet takohen në Londër

Lapsi.al 9 June 2025
Bisedime mbi tarifat doganore mes SHBA-së dhe Kinës, delegacionet

Një raund i ri bisedimesh që synojnë zgjidhjen e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është planifikuar të zhvillohet sot në Londër. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se një delegacion i lartë amerikan do të takohet me përfaqësuesit kinezë.

"Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë Jamieson Greer do të takohen me zyrtarë kinezë në Londër", shkroi Trump në rrjete sociale.

Lajmi u konfirmua pasi Trump dhe udhëheqësi i Kinës Xi Jinping patën një bisedë telefonike javën e kaluar, të cilën presidenti amerikan e përshkroi si një "bisedë shumë të mirë".

Të shtunën, ministria e jashtme e Kinës tha se zëvendëskryeministri He do të ishte në Mbretërinë e Bashkuar midis 8 dhe 13 qershorit dhe se do të zhvillohej një takim i "mekanizmit ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA".

Muajin e kaluar, dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për një 'armëpushim' të përkohshëm për të ulur taksat e importit për mallrat që tregtohen midis tyre, por që atëherë të dy vendet e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Trump po ndjek që nga marrja e detyrës një kurs të ashpër në politikën tregtare ndaj Kinës. Republikani madje i rriti tarifat doganore ndëshkuese ndaj importeve kineze në SHBA deri në shifrën marramendëse prej 145 përqindësh, të cilave Pekini iu përgjigj me kundër-tarifa doganore.

Të këshilluara

Trump: Elon Musk-ut i ka ikur mendja

Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësues të rangjeve të larta të republikanëve po bëjnë përpjekje këtë të premte për një telefonatë mes Donald Trump dhe Elon Musk për u...

18:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI