Flash

“Marr përgjegjësinë e zgjedhjes”:Sylvinho s'thotë pse penalltinë nuk e goditi Asllani

Lapsi.al 8 June 2025
“Marr përgjegjësinë e zgjedhjes”:Sylvinho

Rei Manaj humbi penalltinë që mund t’i kishte dhënë fitoren Shqipërisë në përballjen me Serbinë. Lushnjari e mori topin në duar dhe kërkoi ta ekzekutonte vetë penalltinë, ndërsa në fushë ishte Asllani, që vinte nga dy penallti të realizuara me Inter në dy ndeshjet e fundit të Serie A. Një veprim i tillë ka shkaktuar debate për hierarkinë në skuadër, apo edhe kush vendos. Sylvinho pas ndeshjes ka tentuar ta mbyllë argumentin pa shpjegim: “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ne, marr përgjegjësitë për zgjedhjet që kam bërë. Ndodh që të humbasësh një penallti sepse është futboll, kishim përgatitur një ndeshje shumë të mirë sot”.

Tekniku Brazilian pastaj u ndal edhe te Broja, që kishte shenja të dukshme të mungesës së kondicionit. Sylvinho sidoqoftë edhe këtu kishte tjetër mendim: “Broja nuk është mësuar të luajë ndeshje të plotë, ishte shumë i lodhur në një pikë të lojës, bashkë me Hoxhën. Broja bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ai ka aftësi shpërthyese nëse ka hapësira në fushë. Ishte një ndeshje e organizuar mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për njerëzit në stadium që erdhën të na ndiqnin”.

Lexo më tej: "Ata kishin frikë të luanin", Hysaj i motivuar, Gjimshiti: "Mund të fitonim edhe 3-0"

Sylvinho mundohet ta shohtë gotën gjysëm plot, pavarësisht se përpara ka një transfertë të vështirë kundër Letonisë, një kundërshtar ndaj të cilint kemi 6 barazime në 6 ndeshje të luajtura në histori: “Është një moment i bukur për Kombëtaren, nëse vitin e kaluar kishim 16 lojtarë, tashmë kemi 22 lojtarë për rolet tona. Jam i lumtur që kam mundësi të bëj zgjedhje të ndryshme. Duke nisur që nesër do të bëjmë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e radhës. Do duhet të rishohim çdo gjë”, u shpreh Sylvinho në përfundim të takimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI