Flash

Sulmohet instagrami i "Piranjave" pas denoncimit me video të Ristanit

Lapsi.al 7 June 2025
Sulmohet instagrami i "Piranjave" pas denoncimit me video të

Profili në Instagram i emisionit investigativ "Piranja" raportohet se është sulmuar nga "hakera", pas denoncimit të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.

Në rrjetin social Facebook, "Piranjat" shpjegon vështirësitë që ka hasur në Instagram dhe thotë se po heton për zbulimin e personave që qëndrojnë pas këtij sulmi.

Reagimi:

Në ditën e sotme faqja e Piranjave në Instagram është përballur me probleme, duke nisur që me videon e denoncimit ndaj skandalit të keqmenaxhimit të plehrave në Bashkinë e Shijakut e deri tek abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë Tiranë.

Ne nuk e dimë origjinën e saktë të këtij problemi dhe të sulmeve ndaj faqes sonë, ekspertët po punojnë për ta përcaktuar.

Ndjekësit tanë i sigurojmë se mund t’i shohin videot tona me audio të rregullt në Facebook dhe Tiktok.

Po ashtu mund të na ndiqni sonte në 20:44 live në Syri TV, mbi abuzimet në Bashkinë Tiranë si dhe atë të Shijakut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI