Flash

A mund të mbrohet vajza e saj me gjuhën që përdor shefja e bashkisë

Lapsi.al 7 June 2025
A mund të mbrohet vajza e saj me gjuhën që përdor shefja e

12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të mediave ndërkombëtare ishte një video që tregonte se kryeministri i Anglisë David Cameron harroi në pub vajzën e tij 8-vjeçare.

Të gjitha mediat, përfshi dhe televizionin publik BBC News e raportoi si lajm, duke zbatuar të gjitha standardet mediatike. Video mbulonte imazhet dalluese të vajzës, tregonte ngjarjen dhe itinerarin si ndodhi dhe merrte ekspertë të cilët jepnin stastika sa të shpeshta ishin këto raste mes prindërve. Në fund ishte kontaktuar dhe çifti Cameron të cilët tahnë “se ndjemë të lehtësuar që e gjetëm e që kjo mund t’i ndodhë kujtdo”.

Paralelisht një debat shumë i madh u shtrua për diskutim në media: A mundet që një fëmijë 8-vjeçar të vihet për 1 muaj në qendër të raportimeve në media vetëm se babai i saj është kryeministër? Përse nuk ishin subjekt i raportimeve të ngjashme mijra famijë që u ka ndodhur e njëjta gjë? Përse duhet të rrezikohen trauma psikologjike te një minoren dhe të cënohej privatësia se si një familje kalon pasditen e saj?

Këto pyetje u rrëzuan me të tjera pyetje: A përbën interes për publikun fakti që kryeministri harron në pub fëmijën e tij? A kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm në qeverisje, kur ai është i tillë në jetën familjare?

Kjo ngjarje mu kujtua nga ajo që po ndodh orët e fundit me investigimin që transmetoi një dje emisioni Piranjat. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, bashkëshorti dhe fëmija e saj, përdorin 3 automjete dhe 3 shoferë të paguar me paratë publike për nevoja personale. E vënë përballë këtij fakti, në vend që të kërkojë ndjesë apo të japë një sqarim njerëzor mbi rrethanat familjare që e kanë detyruar të bëjë këtë abuzim, znj. Ristani nis të fyejë gazetarin!

Përplasja Ristani-Pirianjat/ AGSH: Dënojmë gjuhën fyese dhe denigruese

Asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj, asnjë përgjegjësi- përkundrazi, bën deklarata që nxisin gjuhë urrejtje ndaj gazetarëve dhe misionit të tyre. Edhe pas transmetimit të emisionit nuk kishte reflektim, por kërcënim për hetime penale se i është përndjekur dhe cënua jeta private e fëmijës.

Nëse znj. Ristani do të ishte e shqetësuar për fëmijën, nuk do të përdorte atë gjuhë përpara kamerave se do të ç’eduktonte fillimisht fëmijën e saj. Nëse do të ishte vërtet e shqetësuar për të, nuk do t’i mësonte se si vidhet dhe abuzohet me fondet e shtetit që minoren.

Por tema këtu nuk është morali që tenton të na komunikojë ajo, e as morali që duhet t’i bëjmë ne një nëne, qoftë dhe kur është kryetare bashkie. Pika kryesore këtu është se me fondet publike fëmija i saj shoqërohet në shkollë, bashkëshorti në punë dhe vetë ajo në palestër. Pra logjika e kësaj familje është që fëmijës nuk ka përse t’i shkelet privatësia se mamaja e tij ka post publik, por mund të përfitojë nga benefitet e pushtetit dhe t’i falet çdo abuzim sepse është minoren!

Me sa pashë, Piranjat kishin zbatur çdo standard etike. Çdo fjalë në tekst ishte e faktuar me pamje dhe dokumenta, ishin pyetur të dyja palët, znj.Ristani dhe bashkëshorti dhe ishin shmangur pamjet që tregonin shoqërimin e fëmijës. Personalisht po të isha në vend të znj. Ristani në deklaratë do të nxisja këto standarde gazetarie.

Çështja është se zyrtarët këtu te ne nuk duan që gazetaria të ketë standarde, sepse kur nuk ka standarde pushteti e kontrollon më mirë. Në vitet 50’ në Angli, stafi i kryeministrit Clement Attlee e tregonte si anekdodë kur pyetej se cila ishte frika më e madhe e tij, “Gazetat në mëngjes-thonin.” Ndaj ky është dallimi mes medias së lirë dhe asaj të kapur: kur media është e lirë të rrëzon nga pushteti, e kur kapet të mban. Kush del nga kjo radhë sulmohet me çdo formë, ndonjëherë drejtpërdrejt nga pushteti e ndonjëherë duke përdorur vetë gazetarët.

Marrë nga Facebook i autores Ola Xama

Të këshilluara

Pse po largohem nga Lëvizja Bashkë...

Pjesa e parë e këtij shkrimi është një përmbledhje e shkurtër historike e Organizatës Politike, Lëvizjes “Universiteti në Rrezik” dhe Lëvizjes “Për Universiteti...

12:56

Një analizë për këngën "Zjerm"...

Eurovision 2025... pse kënga e Shqipërisë është një kryevepër e vërtetë e paparë më parë. Ka këngë që dëgjohen. Dhe pastaj ka këngë që jetohen. Që të hyjn...

22:55

Si (nuk) po e mbrojnë shqiptarët Malin e Zi

Nga Veton Surroi Ulqinakët janë ngritur kundër “dubaizimit”, procese çfarë po kalojnë Serbia e Shqipëria me kontrata të nënshkruara nga pushtete që janë larg...

18:01

Fushatë me këngë e valle!

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste kishte shumë muzikë e valle edhe aspak mesazhe edhe ide politike. Ka disa arsye për ketë ! Së pari në Shqipëri kënga d...

17:11

Pse befasohemi nga dhuna

Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi bërë spe...

18:54

Një blasfemi me emrin Nënë Tereza

Një kopsht Eden sa 23 aparate EMCO që të shpëtojnë jetën nga kolapsi i zemrës dhe mushkërive. Po ky kopsht? Sa tre aparatura PET-CT që zbulojnë tumorin dhe kanc...

01:08

Soji i Lenkave dhe i Marjanave

"Kooperativistja, e dalluar Lenka Cuko e kooperativës buqesore Fieri i Ri, në rrethin e Lushnjës, qe nga të parat, që vuri në zbatim metoden e përparuar sovjeti...

10:45

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI