Flash

Mbërrin autobusi i skuadrës serbe në "Arenën Kombëtare", pritet me vërshëllima

Lapsi.al 7 June 2025
Mbërrin autobusi i skuadrës serbe në "Arenën

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në "Arenën Kombëtare". Rrugës pranë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, një tifoz i mitur e ka goditur nga pas autobusin me një shishe uji.  Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, ndërsa tifozët e tjerë e kanë ndjekur autobsuin nga pas.

Autobusi ishte i rrethuar nga forca të shumta policie. Gjithsesi, tifozët shqiptarë e pritën skuadrën serbe me vërshëllima dhe me këngë fyese.

Ndërsa disa tifozë shqiptarë kanë tentuar të djegin flamurin serb dhe më pas e kanë shkelur me këmbë. Po ashtu ka nisur hyrja në stadium e tifozëve për t'u bërë gati për sfidën e mbrëmjes në orën 20:45 në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në kryeqytet

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë. Dyshohet se viktima, rreth 60-vjeç, është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe na...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI