Nuk ka fitues, por as humbës në derbin vullkanik të Ballkanit. Shqipëria e Serbia ndahen 0-0, me kuqezinjtë që humbën penalltinë e fitores së mundshme. Manaj gaboi nga pika e bardhë, i hipnotizuar nga Petrovic. Sylvinho ngjitet në 4 pikë dhe mban vendin e dytë përpara transfertës me Letoninë.
Pak raste e shumë intensitet
Nuk do të ishte një ndeshje e bukur për tu parë, por në planin agonistik po. Shqipëria e kërkoi presingun që në fillim e shtyrë nga një tifozeri zjarr. E megjithatë rasti i parë ishte i Serbisë. Në minutën e 6 Zivkovic provoi pa sukses, me Strakoshën vigjilent me devijimin në kënd. Replika ishte e Mitaj, por goditja nga distanca në minutën e 12 ishte qendrore për ti bërë keq Petrovic.
Pak raste e shumë faulle: Vlahovic mbi traversë me goditje dënimi, ndërsa Manaj nuk gjeti shtyllën e parë. Penalltia e humbur, shansi i artë pak ose pothuaj asgjë nga Broja, dukshëm jashtë forme. I shfaqur vetëm në dy blitze, kur ndëshkoi Pavlovic me të verdhë e në driblimin e tre kundërshtarëve me përfundim humbjen e topit. Por nuk ishte asgjë me mundësinë e shpenzuar nga Manaj. Atë penallti të fituar nga Hysaj në minutën e fundit të pjesës së parë e të pritur nga Petrovic, që mbyti festën e tifozëve.
[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/06/68449470dfa1f.mp4"][/video]
Me Dakun e Bajrami, Shqipëri më fizike
Asnjë ndryshim në formacion për pjesën e dytë. Por në minutën e 54 ishte Strakosha që shpëtoi portën kuqezi nga goditja me kokë e Mitrovic, ndërsa e majta e Samardzic kaloi ngjitur me shtyllën. Me Dakun e Bajramin në fushë tjetër intensitet. Por në minutën e 72, klasin e tregoi vetëm sulmuesi me pasimin me takë, sepse goditja e numrit 10 ishte për tu harruar.
Lexo më tej: "Ata kishin frikë të luanin", Hysaj i motivuar, Gjimshiti: "Mund të fitonim edhe 3-0"
Incidentet nuk munguan, fatmirësisht pa komplikuar lojën. Më shumë se një ndërprerje në minutën e 9, kur nga tribunat fluturuan sende mbi lojtarin serb që bëhej gati të kryente goditjen e këndit. Dy ndërprerje me paralajmërim nga Massa edhe në pjesën e dytë për të njëjtën arsye.
Situata në grup
Shqipëria ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë, një mbi Letoninë që ka një ndeshje më pak. Me Letoninë do të luajë në 10 qershor në transfertë. Serbia ka 1 pikë, por ka luajtur vetëm një ndeshje.