Flash

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë u vranë 1 milionë ushtarë rusë!

Lapsi.al 7 June 2025
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë u vranë 1

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka folur për luftën Rusi-Ukrainë ndërsa ka deklaruar se janë vrarë 1 milionë ushtarë rusë. Sipas Sheha, nga pala ukrainase janë 400 mijë të vrarë ndërsa theksoi se përtej numrit të madh të viktimave, s'ka ende një sukses diplomatik në bisedimet mes palëve.

“Rusia nuk është gati për marrëveshje. Synimi i saj është të vendosë diktatin mbi Ukrainën, gjë që Ukraina nuk ka arsye ta pranojë,” u shpreh ai.

Sipas Sheas, Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas, por “Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe as Rusia nuk e ka fituar atë.”

Duke komentuar rolin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Shea tha se “Trump nuk është se i mungon logjika, por mendon se administrata e tij nuk po ndjek rrugën e duhur për të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Fatkeqësisht, ka një shkëputje mes ambicieve të Trump dhe mjeteve për t’i realizuar ato. Ai duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe t’i japë një mesazh të qartë Putinit se nuk do të mund të fitojë, por do t’i duhet të bëjë kompromis,” shtoi Shea.

Ai paralajmëroi se mesazhet e paqarta të Presidentit të SHBA, Donald Trump, mund të interpretohen si një dritë jeshile për Putinin.

“Një ditë Trump thotë se do ta lejojë Rusinë të mbajë territore të pushtuara, një ditë tjetër ndryshon qëndrim. Kjo i jep avantazh Putinit,” theksoi ai. “Në vend që të favorizojë Rusinë, Trump duhet të ushtrojë presion ekstrem ndaj saj”, tha ai.

Të këshilluara

Trump: Elon Musk-ut i ka ikur mendja

Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësues të rangjeve të larta të republikanëve po bëjnë përpjekje këtë të premte për një telefonatë mes Donald Trump dhe Elon Musk për u...

18:36

Shefi i NATO: Të përgatitemi për luftë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtj...

19:40

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI