Flash

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

Lapsi.al 7 June 2025
Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën e sotme për mediat nga selia blu, tha se në Bruksel u theksua se krimi është i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit.

Berisha shprehu mirënjohje për PPE-në, parti e cila sipas tij përmes sekretares së Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri si një akt i shëmtuar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Me zërat më autoritativë të mazhorancës, qeverisë në Bruksel dhe në Europë, u theksua abuzimi masiv publik me burimet shtetërore, kërcënimi i zgjedhësve dhe administratës publike, përdorimi i gjobave dhe bonusve për të grabitur vota.

Mbjellja e 29300 hektarëve kanabis. U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit.

Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo llogjikë. Natyrisht unë nuk mund të falënderoj këta lakej, këta baloz të krimit, për reagimet e tyre ndaj mbrojtjes së votës së lirë, sepse ekzistenca e tyre është pikërisht pushteti i krimit dhe narkoshteti.

Por unë në emër të të gjithë shqiptarëve, që janë shumicë dhe që duan votën e lirë, shpreh mirënjohjen më të madhe PPE-së, presidencës së kësaj partie, e cila me gojën e sekretares së Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi farsën elektorale në Shqipëri si një akt i shëmtuar. Falënderoj me mirënjohje të thellë, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili me udhëheqjen e tij e shndërroi këtë institucion në një avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha.

Një mirënjohje të pakufishme për koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler, europdeputet që u paraqiti kolegëve të tyre si në Komisionin e Jashtëm ashtu dhe në asamblenë politike, të gjithë të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri. Dënoi me të forcën më të madhe këtë farsë, dhe u bë një avokat, një zë i fuqishëm, i pamposhtur i interesave të shqiptarëve për votën e lirë.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI