Flash

Trump: Elon Musk-ut i ka ikur mendja

Lapsi.al 6 June 2025
Trump: Elon Musk-ut i ka ikur mendja

Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësues të rangjeve të larta të republikanëve po bëjnë përpjekje këtë të premte për një telefonatë mes Donald Trump dhe Elon Musk për uljen e tensioneve pas përplasjes së ashpër në distancë të së enjtes. Gazetari i ABC News, Jonathan Karl, foli në telefon me presidentin për ta pyetur për këtë fakt.

“Ka pasur lajme për organizimin e një telefonate ‘paqeje’. E pyeta Donald Trump-in dhe më tha se nuk ishte i interesuar për të folur me Elon Musk-un. Tha se Musk kishte interes të fliste me të, por ai nuk ishte gati. E quajti ‘një burrë të cilit i ka ikur mendja’”, tha gazetari.

Lexo më tej: Sa dëm mund t’i bëjë njeriu më i fuqishëm i botës, pasanikut më të madh të botës? 

Përplasja nisi të enjten, pasi në një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump tha se ishte i zhgënjyer nga kundërshtimi i papritur i miliarderit, që u dorëhoq nga administrata e tij, ndaj planit të ri të shpenzimeve të cilin e kishin hartuar bashkë.

Musk e mohoi këtë në një koment në rrjetin X. Mes lumit të komenteve kundër njëri-tjetrit, Trump rrëfeu se Musk ishte kthyer kundër tij, pasi shfuqizoi detyrimin ndaj amerikanëve për të blerë makina elektrike. Ndërsa Musk arriti deri aty sa akuzoi Trump-in se është i përfshirë në aferat e bankierit famëkeq Jeffrey Epstein, i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2019.

Lexo më tej: E çuditshme/ Gjithçka rreth sherrit online Trump-Musk 

Përplasja bëri që vlera e aksioneve të kompanisë së automjeteve elektrike Tesla, në pronësi të Musk-ut, të binte me 14% në pak orë, ose mbi 152 miliardë dollarë të humbura.

Të këshilluara

Shefi i NATO: Të përgatitemi për luftë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtj...

19:40

Papa Leon dhe Putin bisedojnë në telefon

Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Sipas një deklarate t...

20:38

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI