Flash

Sylvinho: "Nuk më shqetësojnë spiunët. Doja të sillja edhe babain për këtë ndeshje"

Lapsi.al 6 June 2025
Sylvinho: "Nuk më shqetësojnë spiunët. Doja të

“Është një ndeshje ndryshe, sot është ndryshe, dje ka qenë po ndryshe, dhe nesër po ashtu. Gjithmonë do të jetë ndryshe nga të dyja kampet, por shpresoj tju dhurojmë një ndeshje të bukur në aspektin sportiv, 90 minuta të bukura për ti shijuar". Sylvinho është i motivuar nga përballja me Serbinë, ashtu si duhet të jenë edhe lojtarët e tij, nesër kur të zbresin në fushë. Braziliani e ka kuptuar se kjo është një ndeshje me tjetër ngarkesë emocionale: "Kam dëgjuar që ka pasur mbi 800 mijë kërkesa, janë me fat ata që janë nesër në stadium. Unë madje do të sillja edhe babin tim nga Brazili për ta parë ndeshjen, po ishte një rrugë shumë e gjatë".

Sylvinho pastaj, në konferencën zyrtare për shtyp, vlerësoi kundërshtarin, duke u ndalur me kranari te lojtarët e tij: "Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur". Braziliani pastaj u përqendruar te objektivi që është ai për të fituar ndeshjen: "Të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër".

Lexo më tej: "Broja, Manaj, Asllani... duhet kujdes. Duam fitoren": Stojkovic sfidon kuqezinjtë

Braziliani nuk zbuloi asgjë për formacionin ("Nesër në 19.45 do iu bëj me dije formacionin. E kam në mendjen 11-shen), por i kushtoi pak fjalë edhe "spiunimit" të pretenduar nga Kurir se i kishte bërë taktikave të tij. "Nuk kemi gjë për të fshehur, ato kanë parë ndeshjet e fundit tona dhe ne, i kemi analizuar. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element, shumica e gjërave nga aspekti strategjik bëhen në stërvitje. Të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI