Flash

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna

Lapsi.al 6 June 2025
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë. Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.

Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.

Ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë pasi e kanë parë që po humb shumë gjak. Sipas tij ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.

“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen.

Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”,tha ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI