Flash

Gjimshiti, porosia e prindërve e reagimi për pyetjen:"Nuk jam këtu për jetën private"

Lapsi.al 6 June 2025
Gjimshiti, porosia e prindërve e reagimi për pyetjen:"Nuk jam

"Ka gjëra emocionale që mund të ndjehen pak më shumë te disa lojtarë. Nesër të fokusohemi te futbolli, kundërshtari, të vendosim fokusin te vetja jonë. Duhet të mbahemi dhe të mendojmë nesër vetëm ndeshjen dhe 3 pikë". Berat Gjimshiti është gati për sfidën me Serbinë, tepër ndjesore për futbollistët kuqezinj.

Jo më kot kapiteni bëri edhe një vizitë në Kosovë para se të mbërrinte në grumbullim me një porosi: "Kisha 3-4 ditë pushim, kam folur me trajnerin Sylvinho, pashë gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme ta bëja, porosia ajo që keni dëgjuar të gjithë, jemi të fokusuar te ndeshja, gjithmonë kërkojmë fitoren, kështu do jetë dhe me kundërshtarin e fortë, por jemi gjithmonë me synim fitoren e ndeshjes".

Lexo më tej: Sylvinho: "Nuk më shqetësojnë spiunët. Doja të sillja edhe babain për këtë ndeshje"

Gjimshiti ka treguar edhe bisedën me Samardzic, shok skuadre te Atalanta, por kundërshtar kur dy kombëtaret të jenë në Arena Kombëtare nesër: "Vlahoviç dhe Joviç? Nuk kam folur me të tjerët, vetëm me Samardzic që e kam në stërvitje. Nuk do them këtu çfarë kemi folur. Nuk janë vetëm ato, por gjithë Serbia që ka shumë lojtarë të fortë individualë, të fokusohemi te të gjithë do jetë çelësi i suksesit nesër".

Mbrojtësi ka reaguar në fund edhe ndaj një pyetje mbi bashkëshorten serbe: "Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI