Flash

Denoncimi i kapitenes së Gjermanisë Gwinn: “Meshkujt më dërgojnë foto të pen*sit”

Lapsi.al 6 June 2025
Denoncimi i kapitenes së Gjermanisë Gwinn: “Meshkujt më
Giulia Gwinn është një futbolliste e nivelit më të lartë në rang botëror, kapitene e Gjermanisë që fitoi medaljen e bronztë në Olimpiadën e fundit në Paris. Shtyllë e mesfushës së Bayern Munchenit, me të cilin ka fituar tre kampionate, 25-vjeçarja ka botuar së fundmi një autobiografi (“Write your own story”, që do të thotë “Shkruaj historinë tënde”), ku denoncon ngacmimet e vazhdueshme që merr në rrjete sociale dhe rrëfen përpjekjet e saj për t’u afirmuar si grua dhe futbolliste në një botë seksiste. Dy vite më parë, Gwinn refuzoi një ofertë “shumë joshëse” nga Playboy për të pozuar nudo për një set fotografik në kopertinë, në mënyrë që të mund të përqendrohej te rikuperimi nga këputja e ligamentit të kryqëzuar dhe pjesëmarrja në Kupën e Botës me Gjermaninë, një garë kundër kohës që në fund e pa të dorëzohej. “E respektoj Playboy si një produkt gazetaresk, por preferoj të paraqitem si futbolliste në fushë,” deklaroi Giulia asokohe, duke shpjeguar se dëshironte të gjykohej ekskluzivisht si atlete dhe jo për pamjen e saj të jashtme.

Giulia Gwinn ngacmohet në rrjete sociale

Tani mesfushorja zbulon në librin e saj se çfarë i duhet të shohë vazhdimisht nëpërmjet profileve të saj në rrjetet sociale: “Marr vazhdimisht foto të meshkujve të zhveshur, të penisëve të tyre. Këto lloj gjërash më shfaqen vazhdimisht në kutinë hyrëse të Instagramit. Fotot vijnë gjithmonë nga llogari anonime. I fshij fotot dhe mesazhet dhe i raportoj llogaritë. Është thjesht një ngacmim, një përndjekje pa fund.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Giulia Gwinn (@giuliagwinn)

Refuzimet për të pozuar nudo për Playboy

Futbollistja gjermane rrëfen më tej se ka marrë kërkesa të tjera nga Playboy, por ka vazhduar t’i refuzojë ofertat e revistës: “Janë foto shumë të bukura, pa dyshim. Por nuk janë për mua. Të publikoj një foto me bikini në profilin tim është në rregull, por çdo gjë tjetër e kalon kufirin tim personal.” Giulia Gwinn tani është tërësisht e përqendruar te Kampionati Evropian që do të nisë në Zvicër më 2 korrik: skuadra e udhëhequr nga futbollistja e Bayern-it është sipas parashikimeve të bastexhinjve favoritja e dytë e turneut pas Spanjës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI