Flash

"Broja, Manaj, Asllani... duhet kujdes. Duam fitoren": Stojkovic sfidon kuqezinjtë

Lapsi.al 6 June 2025
"Broja, Manaj, Asllani... duhet kujdes. Duam fitoren": Stojkovic

"Shqipëria është një ekip i mirë, duke e treguar në kualifkimin e Europianit. Kanë një trajner të shkëlqyer. Broja, Manaj, Asllani, Bajrami... duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi përqendrim maksimal. Nuk duhet të bëjmë gabime pasi janë shumë të aftë për të na ndëshkuar". Dragan Stojkovic ka fjalë pozitive për kuqezinjtë, në prag të një ndeshje që të dy teknikët mundohen ta përfshijnë vetëm brenda kuadratit të gjelbër.

Tekniku serb në konferencën për shtyp e ka të qartë se përballë do të ketë një skuadër tepër të motivuar, pavarësisht se nga hera e fundit kanë kaluar 11 vjet: "Është një ekip shumë serioz dhe janë të motivuar. Kanë luajtur në kampionatin Europian. Ajo që i pasuron është agresiviteti në fushën e lojës. Kam thënë që Shqipëria ka lojtarë të mirë, nuk po i përmend përsëri emrat. Pra Shqipëria është një skuadër solide dhe garuese", tha Stojkovic.

Lexo më tej: Në grup me Shqipërinë, Stojkovic i shqetësuar: “Juve nuk po sillet mirë me Vlahovic"

Tekniku sidoqoftë nuk fshihet pas fjalëve dhe tregon për cfarë ka ardhur në Tiranë: "Kemi për të fituar aq pikë sa i meritojmë. Ne kemi ardhur në Tiranë për të fituar dhe jo për të dalë barazim. Kemi për të bërë maksimumin për të arritur fitoren. Nuk po mendoj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, por vetëm ndeshjen" e mbylli Stojkovic.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI