Flash

Zhupa: Treni i Europës që premtonte kryeministri, rezultoi tren bullgar

Lapsi.al 5 June 2025
Zhupa: Treni i Europës që premtonte kryeministri, rezultoi tren

Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se  treni i Evropës që përmendte kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Ajo hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.

Zhupa ngriti pyetjen sesi ka mundësi që qeverisë iu rritën votat ndërkohë që shau shqiptarët. Sipas saj sa më shumë i shau qytetarët aq më shumë mori vota qeveria. Ajo foli edhe në lidhje me rastin e ankimit të Blerina Gjylametit. Sipas saj i hoqën të drejtës Gjylametit për të ankuar pasi kishin hallin se u prishej procesi i vjedhjes.

“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shuimë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin.

Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve. Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën.

Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora. Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhackën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha mes të tjerash Zhupa.

Të këshilluara

Nis seanca plenare në parlament

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat e rendit të ditës, për të cilat pritet të ke...

10:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI