Flash

Zbardhen disa raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 5 June 2025
Zbardhen disa raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autorë të disa vjedhjeve në Tiranë. Sipas policisë, 20-vjeçari me inicialet E.D u arrestua pasi dyshohet se në muajt maj e qershor kanë vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale.

Një 33-vjeçar A.K u arrestua pasi një ditë më parë dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Sakaq u sekuestruan disa bizhuteri dhe një shumë lekësh si dhe një automjet.

"Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht:

-u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale;

-u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Të këshilluara

POSÍ, ka edhe për Ty

Credins bank, në bashkëpunim me Mastercard lançuan fushatën më të re “POSI” bazuar në programin ekskluziv “Acceptance Acceleration”, që synon të përshpejtojë di...

14:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI