Flash

Prodhonin dhe shisnin kànabis, vihen në pranga dy vëllezërit në Fier

Lapsi.al 5 June 2025
Prodhonin dhe shisnin kànabis, vihen në pranga dy

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione".

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi E. Sh., sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Sh. iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte.

Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ITUC: Të drejtat e punëtorëve në rënie

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor të të drejtave, bazuar...

09:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI