Flash

Operacioni i përbashkët i SPAK me Finlandën, GJKKO lë në burg 9 të akuzuarit

Lapsi.al 5 June 2025
Operacioni i përbashkët i SPAK me Finlandën, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vijojë masën e sigurisë “arrest në burg” për nëntë personat e arrestuar gjatë operacionit të përbashkët të SPAK me Finlandën. Të arrestuarit akuzohen për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim dhe shitje të narkotikëve, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) më datë 3 qershor 2025. Objekt i kërkesës ishte verifikimi i kushteve për zbatimin e mëtejshëm të masës së sigurisë për shtetasit: Besnik Spata, Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), Altin Musta, Kevin Qevani, Toni Kota (alias Tavani), Geraldo Seferaj, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha dhe Dorjan Luzaj.

Provat e paraqitura nga Prokuroria, sipas vendimit gjyqësor, justifikojnë vijimin e mbajtjes në paraburgim të të dyshuarve, për të siguruar zhvillimin normal të hetimeve dhe për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi to apo rrezikun e arratisjes. Gjykata urdhëroi SPAK-un për ekzekutimin e vendimit.

Të këshilluara

Nis seanca plenare në parlament

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat e rendit të ditës, për të cilat pritet të ke...

10:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI