Flash

“I spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”: Kurir mburret se zbuluan taktikat kuqezi

Lapsi.al 5 June 2025
“I spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”: Kurir

Kurir Sport provokon me një shkrim të denjë për luftën e ftohtë, të publikuar sot në mbrëmje në faqen e tyre online. Një shkrim i ilustruar me foto në të cilat pretendohet se “spiunuan taktikat e kuqezinjve”.

“Po afrohet e shtuna dhe përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026… - shkruhet në hapje të shkrimit të Kurir -. Futbollistët e përfaqësueses vendase zhvilluan sot një stërvitje më të lehtë në Tiranë, e cila ishte e mbyllur për publikun, por gazetari ynë arriti të ndjekë një pjesë të asaj që po përgatisin për të shtunën. Stërvitja u zhvillua në fushën që ndodhet në kuadër të kompleksit të FSHF-së, dhe e gjithë kjo është pranë stadiumit “Air Albania” ku do të luhet ndeshja”.

Lexo më tej: Manaj stërvitet ende më vete, Sylvinho nis të shqetësohet për Serbinë

Pak gjëra në lidhje me spiunimin e pretenduar taktik, por më tepër tendencë për të provokuar me arritjen e bërë sipas tyre: “Trajneri Sylvinho mori pjesë aktive në stërvitje si lojtar dhe kujtoi ditët e tij të lavdishme, dhe duket se është i kënaqur me lojtarët e tij, gjë që mund të konkludohet nga thirrjet e shpeshta “bravo”.

Serbia do ta nisë garën në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës me ndeshjet kundër Shqipërisë (Tiranë, 7 qershor) dhe Andorrës (Leskovac, 10 qershor). Për Shqipërinë e teknikut Sylvinho kjo do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese pas një humbje në debutim me Anglinë e suksesit pasues me Andorran.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI