Lista është shumë e gjatë: mes tyre edhe Jorginho
Në të vërtetë, një praktikë kaq drastike nuk është e pazakontë në Angli, ku në fund të sezonit klubet bëjnë publike emrat e lojtarëve që do të largohen. Kështu ka bërë edhe Arsenal, duke zyrtarizuar ndarjen e afërt me 17 futbollistë. Mes tyre spikasin Jorginho dhe Kieran Tierney, të dy me kontrata në përfundim. Mesfushori i përfaqësueses italiane, kampion Europe në vitin 2021, është pranë Flamengos si lojtar i lirë, ndërsa mbrojtësi skocez mund të rikthehet te Celtic. Sa i përket rikthimeve nga huazimet, Neto dhe Raheem Sterling do të kthehen në klubet respektive. Ky i fundit, në veçanti, ka ende dy vite kontratë me Chelsean, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Duke përjashtuar këta katër emra (Jorginho, Neto, Sterling dhe Tierney), pjesa tjetër e listës i përket të rinjve të akademisë që janë gati të largohen: Nathan Butler-Oyedeji, Reece Clairmont, Khayon Edwards, Jakai Fisher, Romari Forde, Jimi Gower, Jack Henry-Francis, Max Kuczynski, Salah-Eddine Oulad M’Hand, Ismail M’Hand, Brian Okonkwo, Elian Quesada-Thorn dhe Zacariah Shuaib.Always a part of The Arsenal ❤️ We can now confirm which players will be leaving us at the end of the month ?
— Arsenal (@Arsenal) June 4, 2025