Flash

"Serbia? Krosime e kundërsulme": Strakosha minimizon rivalin e jep mesazh për tifozët

Lapsi.al 4 June 2025
"Serbia? Krosime e kundërsulme": Strakosha minimizon rivalin e

"Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen tre pikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë". Thomas Strakosha është gati për Serbinë dhe flet hapur në konferencën për shtyp, nga grumbullimi i Kombëtares.

Portieri kuqezi mundohet të ulë presionin që ka ndezur gjithë ambjentin, duke u përqendruar në anën sportive, por është e qartë se ndeshja me Serbinë nuk është si gjithë të tjerat: "Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori".

Lexo më tej: “Të gjithë e dinë çfarë ndodhi”: Hysaj zbulon se çfarë i ka thënë Sylvinho lojtarëve

Serbia ka lojtarë të nivelit të lartë si Vlahovic, Mitrovic, Katai, apo Pavlovic e megjithatë Strakosha minimizon kundërshtarin duke i parë të rrezikshëm vetëm në goditje standarde dhe kundërsulme: "Në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqëndruar, mos të vijë topi deri aty. Kujt lojtari i druheni më tepër? – Një lojtar i veçuar jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe me goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht".

Në fund portieri i Kombëtares ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë, përpara një ndeshje me tension të lartë: "Është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur" e mbylli portieri i kombëtares Strakosha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI