Flash

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, letërporosi për të marrë në pyetje dëshmitarët

Lapsi.al 4 June 2025
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, letërporosi për të

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

Gjatë seancës, Gjykata ka bërë të ditur se ka mbërritur në Shqipëri një letërporosi që lidhet me marrjen në pyetje të dy dëshmitarëve, Astrit Prenga, vëllai i viktimës, dhe Gëzim Shullani. Sipas përmbajtjes së letërporosisë, autoritetet britanike kërkojnë më shumë informacion përpara se të procedojnë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve:

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do të dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u bëhen, akuzat për të cilat kërkohen dëshmitë, si dhe sesi dëshmia e tyre mund të shërbejë në hetimin e SPAK”, thuhet në letërporosi.

Në të njëjtën letërporosi, theksohet se policia britanike do të ngarkohet për marrjen e dëshmive, duke u bazuar në pyetjet që do t’u vihen në dispozicion nga autoritetet shqiptare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI