Flash

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Lapsi.al 4 June 2025
Raportuesi për Shqipërinë në PE: Duhet një reformë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe e plotë në vendin tonë. Duke mbajtur fjalën në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme, Schieder ka theksuar se një pikë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që të shohë veten në BE.

“Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, tha Schieder.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI