Flash

Portugalia, finalistja e parë e Nations League: Conceicao e CR7 përmbysin Gjermaninë

Lapsi.al 4 June 2025
Portugalia, finalistja e parë e Nations League: Conceicao e CR7

Nations League ka zbuluar finalistin e parë, dhe nuk është Gjermania vendase. Ashtu siç ndodhi në Kampionatin Evropian, Nagelsmann dhe të tijtë përjetojnë një zhgënjim të madh brenda në shtëpi dhe eliminohen: fiton 2-1 Portugalia. Ndeshja ishte vënë në binarët e duhur për gjermanët, në epërsi në minutën e 48’ me Wirtz, por zëvendësimet e luzitanëve e ndryshuan plotësisht ndeshjen: Conceição (63’) dhe Cristiano Ronaldo (68’) e çojnë ekipin portugez në finale.

NDESHJA

Duke pritur Spanjë-Francë, ja finalisti i parë i Nations League 2024/25: është Portugalia, që eliminoi vendasit e Gjermanisë. Ashtu siç ndodhi në Evropian, gjermanët nuk arritën të festojnë në fushën e tyre: në epërsi në fillim të pjesës së dytë, u përmbysën dhe humbën 2-1. Fillimisht ishte Portugalia që bëri lojën, me një goditje të dobët të CR7, më pas ngjitet në lojë Gjermania dhe ishte vendimtar Diogo Costa. Portieri i shpëtoi luzitanët si ndaj Woltemade, titullar që në fillim, ashtu edhe ndaj Goretzka: reagues për “njeriun e merkatos” edhe ndaj Wirtz.

Kështu shkohet në pushim me rezultatin 0-0, por rezultati u zhbllokua vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Ishte pikërisht Florian Wirtz, i kërkuar nga Liverpool dhe i vlerësuar me 150 milionë: kombinim me Kimmich dhe gol me kokë. Martinez reagoi me një treshe zëvendësimesh: dolën Trincao, Joao Neves dhe Ruben Neves, u futën Semedo, Chico Conceição dhe Vitinha. Pikërisht organizatori i PSG e ndryshoi ndeshjen dhe të tijtë, pas pesë minutash, barazuan shifrat duke shfrytëzuar pasimin e rikthyer. Goli i 1-1 mban firmën e Francisco Conceição, që mposhti ter Stegen nga njëzet metra.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo largohet papritur nga Arabia: “Mbaroi. Faleminderit të gjithëve”

Pas edhe pesë minutash vjen edhe përmbysja, me një aksion të shkëlqyer me top në këmbë të Nuno Mendes dhe finalizimin me sukses të Cristiano Ronaldo (68’): goli i 137-të me Kombëtaren.

Nagelsmann u përpoq t’i sulmojë kundërshtarët me Adeyemi, që iu afrua barazimit: goditje pranë shtyllës. Por rrethimi gjerman nuk pati sukses, me Portugalinë që u mbrojt me rregull në shtesë dhe fitoi 2-1, duke iu afruar edhe golit të tretë me Conceição (shpëton ter Stegen). CR7 dhe shokët e tij do të ndjekin titullin në Nations League: të dielën finalja kundër Spanjës ose Francës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI