Flash

Në Tiranë nuk ka më kamarierë, i mori jugu

Lapsi.al 4 June 2025
Në Tiranë nuk ka më kamarierë, i mori jugu

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret dhe restorantet në kryeqytet.

Vetëm në 2 muajt e fundit janë të listuara gati 300 vende pune për kamarierë dhe banakierë në agjencitë e punësimit.

“Më shumë se baret dhe restorantet në Tiranë që normalisht u bie pak fluksi i njerëzve ose klientëve gjatë verës, kur gjithçka spostohet në bregdet, e vuajnë dhe njësitë në bregdet, të cilat po fillojnë t’i kompensojnë me njerëz që i marrin nga jashtë”, shprehet ekspertja për punësimin Flora Xhamani Baba.

Rritja e ofertave sezonale, pagat e larta që arrijnë deri në 1.200 euro për kamarier në bregdet dhe puna joformale që shpesh ofrohet pa kontratë, janë faktorë që nxisin këtë zhvendosje masive.

“E lënë dhe punën në mes të sezonit, sepse dikush nuk e bën dot, dikush mendon që gjen një pagë më të mirë, qoftë edhe 100 mijë lekë të vjetra diku tjetër. Dhe kjo ndodh pasi tregu i punës nuk është i rregulluar”, tregon ndër të tjera ekspertja.

Numri i bareve dhe restoranteve në kryeqytet është mesatarisht gati 67 për 10 mijë banorë, duke qenë ndër qytetet me treguesin më të lartë në Europë, çka do e vuajë gjetjen e punonjësve këtë sezon veror./Scan

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dh...

08:01

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI