Flash

Manaj stërvitet ende më vete, Sylvinho nis të shqetësohet për Serbinë

Lapsi.al 4 June 2025
Manaj stërvitet ende më vete, Sylvinho nis të shqetësohet

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, por Rei Manaj vijon të mos jetë gati. Sulmuesi i Sivasspor, i cili kaloi një gjendje gripale, u stërvit veçmas në palestër. Koha shtrëngon dhe tani Sylvinho ka nisur të shqetësohet për gjendjen e lojtarit të tij. Nëse nuk vjen në formën e duhur për të shtunën, atëherë kundër Serbisë ofensiva do të udhëhiqet nga Mirlind Daku.

Ekipi i drejtuar nga trajneri brazilian u stërvit me intensitet të plotë pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”. Sylvinho, duke përjashtuar këtu Manaj, kishte në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Manovrat taktike kanë qenë në plan të parë për kuqezinjtë, që kërkojnë të mos zhgënjejnë para publikut të tyre në ndeshjen që ka më shumë rëndësi.

Lexo më tej: Fitore me Serbinë e humbje me Letoninë? Hoxha gati të firmosë: "Pranoj"

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para. Natyrisht Sylvinho shpreson që Manaj të marrë pjesë, në të kundërt mbetet vetëm seanca zyrtare para ndeshjes dhe atëherë bëhet shumë e vështirë që 28 vjeçari që luan në kampionatin turk ta nisë nga fillimi ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI