Flash

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

Lapsi.al 4 June 2025
Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.

Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.

Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.

Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.

Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.

Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.

Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dh...

08:01

Stadiumi i ri i Barcelonës pothuajse gati

Camp Nou” është thuajse gati. Barcelona do të bëjë gjatë sezonit të ri rikthimin në stadiumin e saj pas 2 vitesh pritjeje. Stadiumi pritet të kompletohet i...

07:22

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI