Flash

Grabitën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 4 June 2025
Grabitën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë,

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy persona pasi vodhën kasafortën me 15 000 euro,në një banesë, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Njëri prej tyre, aktualisht është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhje". Sekuestrohet automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi", për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dh...

08:01

Stadiumi i ri i Barcelonës pothuajse gati

Camp Nou” është thuajse gati. Barcelona do të bëjë gjatë sezonit të ri rikthimin në stadiumin e saj pas 2 vitesh pritjeje. Stadiumi pritet të kompletohet i...

07:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI