Flash

Fitore me Serbinë e humbje me Letoninë? Hoxha gati të firmosë: "Pranoj"

Lapsi.al 4 June 2025
Fitore me Serbinë e humbje me Letoninë? Hoxha gati të

"Do e pranoje të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë? – Po, do e pranoja". Arbër Hoxha e tregon qartë impaktin që ka kjo ndeshje për tifozët, por si shihet edhe vetë lojtarët. Rezultati është i rëndësishëm, fitorja është gjithçka e në konferencën për shtyp të vigjiljes, ëingeri nuk fshihet pas fjalëve: "Normal që është pak ndeshje emocionale, nuk diskutohet. Por ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë".

Kanë kaluar 11 vjet nga tetori 2014 dhe ngjarjet e shëmtuara në Beograd, me uzurpimin e tifozëve ultras serbë në fushë dhe dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe e mbrojtur nga lojtarët e kombëtares. Vetëm Hysaj nga lojtarët aktualë ka qenë në fushë në atë ndeshje, fituar më pas 0-3 në tavolinë në CAS, por Hoxha e kujton: "Kam qenë i vogël në atë kohë dhe e kam parë atë ndeshje. Ka qenë shumë emocionale, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen".

Lexo më tej: "Serbia? Krosime e kundërsulme": Strakosha minimizon rivalin e jep mesazh për tifozët

Kualifikimi në Botëror kalon pikërisht nga kjo ndeshje dhe Hoxha e di mirë se cdo rezultat tjetër do të ishte kompromentues: "Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos për një vend “play-off” për në Botëror. Shpresojmë që do të fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë në Botëror".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI