Flash

Falimentuan fasoneritë për të shmangur detyrimet tatimore, arrestohen tre persona

Lapsi.al 4 June 2025
Falimentuan fasoneritë për të shmangur detyrimet tatimore,

Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka vënë në masën 'arrest shtëpie' një tjetër pasi akuzohen se çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Në operacionin e koduar “Bankrupt” u vu sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”. Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:

shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;

shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;

shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dh...

08:01

Stadiumi i ri i Barcelonës pothuajse gati

Camp Nou” është thuajse gati. Barcelona do të bëjë gjatë sezonit të ri rikthimin në stadiumin e saj pas 2 vitesh pritjeje. Stadiumi pritet të kompletohet i...

07:22

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI