Flash

Operacioni në Finlandë/ Prokurori Shehu: 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre

Lapsi.al 3 June 2025
Operacioni në Finlandë/ Prokurori Shehu: 11 urdhër arreste, kapen

Prokurori i SPAK Alfred Shehu ka dhënë detaje nga operacioni ndërkombëtarë në Finlandë, kundër një grupi kriminal për shpërndarjen e drogës. Në fjalën e tij për mediat, Shehu ka theksuar se aksioni anti-drogë është zhvilluar në mëngjesin e sotshëm. Ndërkohë që ka theksuar se gjithsej janë dhënë 11 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre. Po ashtu janë sekuestruat 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenta që kanë të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të grupit.

"Hetimi nisi mbi bazën e informacioneve të ardhura nga autoritetet finlandeze. Është vlerësuar, në qershor 2023 u regjistrua procedimi penal, në fushën e narkotikëve fakte që ishin konstatuar në Finlandë. Bashkëpunimi u shtri më tej dhe në fund të nëntorit 2023 u krijuar skuadra e përbashkët hetimore. Hetimi deri më sot ka qenë i fshehtë, jo i hapur, pas krijimit të skuadrës së përbashkët nga SPAK, hetuesit e BKH, Policisë dhe Forcave Operacionale kanë vijuar veprimet hetimore, janë përdorur metoda speciale të hetimit, duke nisur nga përgjimet, janë shkëmbyer në vazhdimësi informacione.

Shkëmbimi i informacionit ka qenë thuajse i përditshëm dhe në përfundim u arrit dhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja. Është caktuar masa e sigurimit arrest me burg për 11 persona. U ngarkuan për zbatimin e urdhrit hetues të BKH, ora dhe data e aksionit janë biseduar gjerë e gjatë, dhe u vendos të kryhet sot, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë Finlandezë. Janë arrestuar deri më tani 9 persona, po vijon puna për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenta që kanë të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të vetë personave. Bashkëpunimi me autoritetet finlandezë do vijojë. Hetimet tani janë të hapura, do vijojë edhe hetimi pasuror për të gjithë personat e identifikuar," tha Shehu.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI