Flash

Mbappé tall Thuram pas finales së Champions: moment i sikletshëm në Clairefontaine

Lapsi.al 3 June 2025
Mbappé tall Thuram pas finales së Champions: moment i
Tani është koha e Kombëtareve. Shqipëria do të jetë e angazhuar në dy ndeshje shumë të rëndësishme të Kualifikueseve për Botërorin 2026, ndërsa Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca do të luftojnë për titullin e Nations League 2025. Spanjë-Francë është sfida më e pritur. Në fushë nga njëra anë Yamal dhe nga ana tjetër Mbappé. Franca ka në përbërje pesë futbollistë që kanë fituar Champions me PSG, dhe gjithashtu dy lojtarë që kanë humbur finalen, Pavard dhe Thuram, i cili (duket se) në mënyrë miqësore është ngacmuar pikërisht nga Mbappé në hapjen e grumbullimit në Clairefontaine.

Fjalimi i Deschamps drejtuar futbollistëve të Francës

Ashtu si kuqezinjtë, Franca u grumbullua të hënën. Deschamps ka thirrur 25 lojtarë për Final Four, që mbahet në Gjermani. “Les Bleus” janë favoritë po aq sa edhe Spanja. Në ditën e parë të grumbullimit, lojtarët u mblodhën në tryezë, një moment shoqërues që shërben edhe për t’u ritakuar pas më shumë se dy muajsh. Deschamps mbajti një fjalim të shkurtër për skuadrën, duke komplimentuar në veçanti pesë lojtarët e thirrur që fituan Champions League (Lucas Hernandez, Zaire-Emery, Barcola, Doué, Dembélé).

Komplimentet për kampionët e Europës të PSG

Fjalimi është filmuar nga kamerat e federatës, të cilat më pas montuan pamjet në një video të bukur. Trajneri thotë: “Ja. Ne jemi këtu të plotë, jemi 25. Sigurisht u bëj komplimente dhe them bravo për pesë futbollistët që janë bërë kampionë të Europës”. Pastaj ndalet dhe kërkon duartrokitje për pesë lojtarët.

Deschamps i drejtohet Pavard dhe Thuram, Mbappé komenton me sarkazëm

Duartrokitjet ndodhin, zgjasin rreth njëzet sekonda. Mbappé i thotë diçka Dembélé dhe përqendrohet te duartrokitjet e Thuram, të cilin e ngacmon. Trajneri ndodhet pas Mbappé, i cili dëgjon dhe buzëqesh, dhe pas Dembélé, i cili duket në siklet; ai është gjithashtu në garë për të fituar Topin e Artë. Mbappé duket se thotë: “Shikoni Marcus”, i cili ishte vërtet i dëshpëruar. I trishtuar dhe i rrënuar nga finalja e humbur. Shenjtëria e fjalimit të Deschamps vijon, edhe kur përmend ata që humbën finalen, pra Benji (Pavard) dhe Marcus (Thuram): “Ashtu siç kemi ata që kanë fituar titullin, sigurisht që kemi edhe ata që kanë humbur finalen: Benji dhe Marcus. Ata nuk ndiejnë të njëjtat emocione, por gjithsesi përfaqësojnë nivelin më të lartë, dhe gjithmonë është më mirë të jesh në anën e duhur”.

Më pas mendimi te Spanjë-Francë në Nations League

Trajneri vijoi, vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se që nga ai moment e tutje, qëllimi i vetëm i grupit është gjysmëfinalja e Nations League kundër Spanjës, e parashikuar për të enjten. Ajo video mori shumë komente dhe jo shumë prej tyre ishin dashamirëse për Mbappé, i cili u bëri komplimente lojtarëve të PSG (duke harruar se ai e kishte lënë klubin sepse donte të fitonte kupën), por që kishte më pak takt ndaj Thuram; të dy janë miq të ngushtë dhe ndoshta, në njëfarë kuptimi, ai ngacmim është i lejueshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI