Flash

Manaj me grip, i vetmi që nuk stërvitet: Sylvinho provon Dakun mes titullarëve

Lapsi.al 3 June 2025
Manaj me grip, i vetmi që nuk stërvitet: Sylvinho provon Dakun mes

Rei Manaj nuk ka zbritur në fushë me grupin për seancën e dytë stërvitore, kur Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e kualifikuesve të Botërorit 2026 ndaj Serbisë. Sulmuesi i Sivasspor është kapur nga një gjendje gripale dhe ka humbur seancën e të martës, por nuk duhet të ketë probleme për të qenë në fushë të shtunën.

Sylvinho është dashur të improvizojë në këtë rast edhe gjatë ndeshjes së kontrollit, me të cilën braziliani ka përmbyllur seancën, përveç ushtrimeve fizike e taktike. Daku ka qenë në qendër të sulmit të titullarëve, por gjërat mund të ndryshojnë deri të shtunën. Vihet re një tendencë e teknikut për të provuar edhe Brojën nga fillimi, por më parë talenti kuqezi duhet të japë garanci fizike.

Lexo më tej: “Të gjithë e dinë çfarë ndodhi”: Hysaj zbulon se çfarë i ka thënë Sylvinho lojtarëve

Sidoqoftë ka qenë një seancë më e plotë për brazilianin Sylvinho, që ka patur në dispozicion edhe Uzunin, Muçin, Ajetin dhe Asanin, të cilët nuk mbërritën në kohë në Shqipëri për të qenë pjesë e seancës së të hënës. Stafi teknik i Kombëtares i ka kushtuar vëmendje vëzhgimit të gjendjes fizike të lojtarëve, ndërsa u provuan skema të ndryshme taktike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI