Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Lapsi.al 3 June 2025
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria synon të investojë për këtë 1.5 miliardë paund (rreth 1.8 miliardë euro). Përveç kësaj ushtria do të blejë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britaninë e Madhe.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka treguar në një mënyrë të ashpër se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj, tha ministri i Mbrojtjes John Healey. Forcimi i ushtrisë ka për qëllim të frikësojë kundërshtarët dhe ta bëjë vendin më të sigurt dhe më të fortë.

"Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje", tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë "një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm". Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin "të gatshëm për luftë", tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. "Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura." Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një "plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme", tha Starmer.

Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten

Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).

Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.5 lekë dhe do s...

07:57

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI