Apeli i Tether
Menaxheri thekson gjithashtu se Tether do të ishte e gatshme të investonte më tej, por denoncon pamundësinë për ta bërë këtë për shkak të mungesës së hapjes nga ana e pronësisë: “Tether mezi pret të mund të marrë pjesë në rritjen dhe të ardhmen e skuadrës. Por deri më sot, shoqëria nuk ka lejuar as pjesëmarrjen e Tether në rritjen e kapitalit të njoftuar një muaj më parë (nga 15 në 110 milionë euro, red.). Thjesht nuk mund të kontribuojmë nëse kjo nuk na lejohet nga shoqëria”. Shpërthimi vazhdon me tone të hidhura dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vijës vendimmarrëse të John Elkann dhe bordit drejtues të Juventus: “Është vërtet për të ardhur keq të lihet mënjanë një ortak i gatshëm që mund të investojë ndjeshëm për të ndihmuar në rikthimin e Juventus si një klub i Madh”. Sipas Ardoinos, përjashtimi i Tether nga rritja e kapitalit prej mbi 100 milionë eurosh është një mundësi e humbur që rrezikon të komprometojë të ardhmen e klubit, në një moment tashmë tepër delikat në aspektin sportiv dhe menaxherial.View this post on Instagram
Përplasja me Elkann
Apeli i Ardoinos vjen pas ditësh presioni nga tifozët, të cilët e shohin Tether si aleatin e vetëm konkret për të ngritur sërish një skuadër që vjen pas disa sezoneve zhgënjyese. Vetë CEO, duke folur për SportMediaset, ka shpjeguar: “Gjatë dhjetë ditëve të fundit kam marrë mijëra kërkesa në rrjete sociale për të bërë diçka dhe e gjykova të drejtë t’u sqaroj tifozëve situatën”. Dhe postimi mbyllet pikërisht me një ton ironik dhe të zhgënjyer: “Shpresoj që të paktën paratë e biletës sime në tribunë të mund të ndihmojnë për të mbuluar shpenzimet e drejtuesve…”Tether, me 10.12% të aksioneve, është sot aksioneri i dytë i klubit, por situata mbetet e tensionuar. Referenca ndaj shprehjes “Make Juventus Great Again” nuk është më thjesht një slogan: është një thirrje e drejtpërdrejtë për një revolucion që, megjithatë, për momentin duket i bllokuar nga vendime që i mbajnë jashtë partnerët strategjikë. Ndërkohë, Juventus është pa drejtor sportiv dhe i vetmi i zyrtarizuar është Damien Comolli. Merkatoja është e ngrirë, çështja e trajnerit ende nuk është zgjidhur dhe pakënaqësia po rritet, brenda dhe jashtë klubit. E Tether, nga një potencial burim ekonomik, rrezikon të kthehet në një aleat të sakrifikuar.?? Da quando Tether ha annunciato il suo investimento in Juventus, e soprattutto nei giorni scorsi, a seguito delle frustrazioni crescenti dei tifosi sullo stato attuale della squadra, tanti di voi mi hanno chiesto quando Tether "caccera' il grano" per sostenere la Juventus,…
— Paolo Ardoino ? (@paoloardoino) June 2, 2025