Flash

“Zemra nuk na mungon, synojmë fitoren”: Laçi ka një thirrje për sfidën me Serbinë

Lapsi.al 2 June 2025
“Zemra nuk na mungon, synojmë fitoren”: Laçi ka një

Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, mesfushori Qazim Laçi doli para mediave për të dhënë mesazhin e qartë të ekipit: "Shqipëria është e fokusuar vetëm te fitorja ndaj Serbisë".

Laçi u shfaq i vendosur dhe optimist përpara sfidës që do të luhet në “shtëpi”, duke theksuar se skuadra është e përgatitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht për një përballje të fortë: “Kemi një ndeshje shumë të fortë. Luajmë në shtëpinë tonë dhe nuk ka skuadër të favorizuar – gjithçka do të vendoset në fushë. Ne do përgatitemi për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë”, tha Laçi.

Lexo më tej: "Serbia nuk është ndeshje normale”: Sylvinho zbulon arsyet e zgjedhjeve

Sipas Laçit, ana fizike është e rëndësishme, por gjithçka do të vendoset nga përgatitja mendore: “Fizikisht nuk është e lehtë për të gjithë lojtarët të jenë në maksimum, por nga ana e mentalitetit duhet të jemi aty. Luajmë në shtëpinë tonë dhe kjo është një forcë shtesë për ne. Duhet të hyjmë në fushë me mendimin për të fituar”.

Në fund, mesfushori i Kombëtares nuk harroi të theksonte se zemra dhe përkushtimi nuk i mungojnë këtij ekipi, por një fitore ndaj Serbisë duhet medoemos të shoqërohet edhe me sukses në ndeshjen pasardhëse: “Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. Për mua nuk kemi pasur kurrë ndeshje të lehtë. Edhe Letonia është një sfidë e rëndësishme. Një fitore kundër Serbisë duhet të pasohet nga një tjetër në Letoni – vetëm kështu do jetë më mirë për të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI